Mourinho gëzon tifozët e Man Utd me lajmin për Pogban

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me një përplasje mes tyre duke sqaruar se është shumë i kënaqur me angazhimin e mesfushorit francez.

Sport

10/02/2018 09:38

Jose Mourinho nuk ka asnjë problem me Paul Pogban.

Menaxheri i Manchester United ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me një përplasje mes tyre duke sqaruar se është shumë i kënaqur me angazhimin e mesfushorit francez.

“Paul është një prej futbollistëve që i pëlqen më së tepërmi të stërvitet”, u shpreh Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

“Sjellja e tij në periudhën e fundit ka qenë njësoj si sjellja e tij në javët e kaluara, nuk ekziston asnjë problem”, theksoi ai. /Lajmi.net/