Mourinho gëzon Guardiolën, e shet Ivanovicin te Bayerni?

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat gjermane, mësojmë se mbrojtësi i Chelseas, Branislav Ivanovic është duke kërkuar transferimin te skuadra e Bayernit.

Sport

24/03/2015 20:03

Pep Guardiola pritet të gëzohet mjaft shumë nga rivali i tij i përjetshëm, Jose Mourinho.

Sport Bild raporton se Bayerni kohëve të fundit është duke u interesuar shumë për shërbimet e mbrojtësit të Chelseas.

Dhe, raportet e sotme thonë që është vet lojtari që ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te skuadra gjermane.

Përndryshe, Ivanovic është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseas, i cili po luan për Blutë tashmë e disa vite.