Mourinho flirton me Interin, thotë se do të ishte i nderuar të kthehet atje

Që kur u shkarkua nga Manchester United, Jose Mourinho ende nuk ka gjetur skuadrën e re.

Sport

10/01/2019 22:51

Portguezi thuhet të ketë refuzuar ofertën e Benficas, duke mos pranuar që të kthehet në vendlindje.

Së fundmi, ai është pyetur edhe për një rikthim të mundshëm tek skuadra italiane, Inter.

“Benfica nuk është një opsion për mua. Të kthehem në Inter apo Real Madrid do të ishte nder i madh për mua, por po ju them se nuk kam biseduar me askënd” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Kur një trajner apo lojtar kthehet tek një klub, do të thotë se ata kanë bërë diçka të mirë. Kështu u ndjeva kur u ktheva tek Chelsea” ka thënë tutje ai.

“Nëse kërkohesh përsëri do të thotë se ata i dinë vlerat e tua” ka thënë ndër të tjerash “Special One”.

Mourinho e kishte udhëhequr Interin në vitin 2010 ku kishte fituar tripletën atë edicion. /Lajmi.net/