Mourinho flet për raportet e tij me Pep Guardiolan

Manchester United dhe Manchester City takohen në Amerikë në kuadër të turit përgatitor për sezonin e ri.

Sport

20/07/2017 16:42

Trajneri Jose Mourinho ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të kësaj ndeshje.

Portugezi ka folur për raportet e tij me trajnerin rival të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Marrëdhëniet tona janë të mira, ne kemi punuar së bashku për tre vite te Barcelona, pastaj me arritjen time te Real Madridi, krijuam rrethana shumë interesante për të dy klubet, dhe rivaliteti në Spanjë është shumë më ndryshe se sa ai në Angli”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Portugezi nuk ka mundur të mos flas edhe për tregun e transferimeve, ku si asnjëherë më parë, po paguhen shumë të mëdha për lojtarët që janë edhe mesatar me nivelin e tyre të lojës.

“Skuadrat po paguajnë shuma të çmendura për lojtarët që nuk korrespondojnë me cilësitë e tyre”, është përgjigjur Mourinho./Lajmi.net/