Mourinho flet për incidentin me Wengerin

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka shpjeguar incidentin që kishte me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger gjatë takimit të sotëm të zhvilluar në Stamford Bridge.

Sport

05/10/2014 20:32

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kishin një zënkë fizikë gjatë ndeshjes së sotme, ndërsa tekniku portugez ka shpjeguar arsyen pse  ndodhi një gjë e tillë.

“Për mua kjo gjë ka mbaruar mirëpo hapësira teknike është shumë e qartë”.

“Unë e kam hapësirën time ndërsa ai e ka të vetën. Ai nuk ka të drejtë të afrohet te hapësira ime dhe ti bëj gjyqtarit presion për ti dhënë kartona lojtarëve të mi”.

“Unë i thash atij që të largohet nga hapësira ime dhe të mos kthehej më. Unë mendoj se gjyqtari i takimit kishte një performancë të shkëlqyer në aspektin teknik, mirëpo Arsenali në ndeshjen e sotme i meritoi tre kartona të kuq”, përfundoi trajneri i Chelseas.

Video