Mourinho flet për herë të parë për Man Utd, zbulon fakte dëshpëruese

Jose Mourinho është paraqitur për herë të para në televizion pas shkarkimit nga Manchester United në muajin e kaluar.

Sport

17/01/2019 17:51

Trajneri portugez, edhe pse e ka të ndaluar të flet për Manchester United, me përgjigjet e dhëna në televizionin BeinSport ku është angazhuar si analist, është munduar të zbulojë problemet te ‘Djajtë e Kuq’.

Mourinho u shkarkua nga Manchester United më 18 dhjetor pas humbjes 3:1 nga Liverpool, kur raportet e tij me lojtarët u acaruan shumë, duke filluar prej Paul Pogbas, që ishte transferimi më i shtrenjtë i epokës së tij.

“Ne nuk jemi në kohën kur trajneri është mjaft i fuqishëm për të krijuar një marrëdhënie edukimi dhe nganjëherë konfrontimi me lojtarët që nuk janë profesionist të mirë”, ka thënë Mourinho, duke shtuar se një skuadër ka nevojë për një strukturë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një klub duhet të ketë një pronar ose një president, një drejtor ekzekutiv apo një drejtor sportiv dhe pastaj trajneri. Kjo është një strukturë që mund të përballojë të gjitha problemet që moderniteti po na sjellë tek të gjithë ne”.

“Pra, për mua një klub duhet të jetë i mirëorganizuar për t’u përballuar me këto situata, ku trajneri është vetëm trajner dhe jo njeriu që duhet të përpiqet të mbajë disiplinën ose të përpiqet të edukojë lojtarët”.

Mourinho gjatë kësaj paraqitje në BeinSport, përmendi një frazë të Sir Alex Ferguson, ku la të kuptohet se Paul Pogba ishte më i rëndësishëm se i gjithë klubi.

“Fraza që e mbaj me vete nga Sir Alex Ferguson ishte “Në ditën që një lojtar është më i rëndësishëm se sa klubi, ditën e mirë”.

“Trajneri është për të stërvitur skuadrën, trajneri nuk është për të ruajtur disiplinën me çdo kusht”./Lajmi.net/