lajmi.net

Mourinho flet pas ndeshjes

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ishte përsëri i irrituar me gjyqtarin kryesor të takimit, në humbjen ndaj Tottenhamit. Ai gjithashtu ka pranuar se sulmi i Tottenhamit ishte me të vërtetë i frikshëm.

Sport

01/01/2015 21:18

Mourinho ka pranuar se sulmi i skuadrës së Tottenhamit ishte thjesht i frikshëm, duke mos lënë këtu pa përmendur dhe gjyqtarin kryesor të takimit, i cili nuk dha një penallti të pastër në favor të Bluve kur rezultati ishte 1-0.

“Nuk ishte e lehtë për mbrojtësit e mirë që të luajnë kundër një Chadli shumë të mirë e sidomos kundër një lojtari të shkëlqyer si Harry Kane”, tha Mourinho.

“Kur ju pranoni pesë gola është e vështirë për të marrë nje rezultat pozitiv, mirëpo ne shënuam tre gola dhe kishim raste për të shënuar gola tjerë”.

“Të dy skuadrat ishin shumë të lodhura, dhe pjesa e fundit e ndeshjes ishte e thyer. Në këtë fazë ka mundur të ketë më shumë gola”.

“Në hapësirë kohore pre tre ditëve, ne jemi dëmtuar tmerrësisht shumë nga gjyqtarët, me dy vendimet e tyre të pabesueshme. Sidoqoftë, nuk dua të flas shumë për këtë gjë pasi mund të dënohem”.

“Ne kemi bërë disa gabime individuale në mbrojtje, mirëpo kur e kishim topin në posedim atëherë ishim çdo herë të rrezikshëm”.

“Njerëzit që e duan futbollin duhet ta duajnë edhe Hazardin, mirëpo ai vazhdon të dëmtohet nga kundërshtarët dhe nuk mbrohet fare nga gjyqtarët të cilët nuk bëjnë kurfarë reagimi.

Mourinho flet pas ndeshjes

Trajneri i skuadrës së Chelseas, Jose Mourinho, ka thënë se lojtarët e tij kanë zhvilluar një lojë të mirë dhe e kanë merituar fitoren në ndeshjen e sotme.

Sport

18/09/2014 00:17

Ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge ndërmjet Chelseas dhe Schalkes përfundoi me barazim 1-1.

“Ne kemi luajtur mjaftueshëm mirë për të fituar këtë takim. Ne kemi pasur raste të mira për ta dërguar rezultatin në 2-0”.

“Pas saj ne do kishim mundësi të shënojmë tre apo katër gola”.

“Drogba kishte një ndeshje pozitive sonte. Jam i lumtur me atë që bëri ai”, përfundoi Mourinho

Chelsea gjindet në Grupin G së bashku me Schalken, Mariborin dhe Sporting Lisbonën.

LM