Mourinho, fitues i vërtetë

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka lavdëruar ish trajnerin e rij, Jose Mourinho, tani i rikthyer në drejtim të Chelseas, për mentalitetin e tij fitues. Francezi depërtoi si një ndër talentët e ndritur defanziv nën drejtimin e Mourinhos mes 2011 dhe 2013 dhe ka vetëm kujtime të mira nga puna me trajnerin portugez. “Jam…

Sport

15/10/2013 09:38

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka lavdëruar ish trajnerin e rij, Jose Mourinho, tani i rikthyer në drejtim të Chelseas, për mentalitetin e tij fitues.

Francezi depërtoi si një ndër talentët e ndritur defanziv nën drejtimin e Mourinhos mes 2011 dhe 2013 dhe ka vetëm kujtime të mira nga puna me trajnerin portugez.

“Jam ende i ri dhe nuk kam punuar me shumë trajnerë, që do të thotë se e kam të vështirë të bëjë krahasime, por do të thoja se personaliteti dhe karizma e tij, janë ndjerë në komplet ekipin”, deklaroi Varane për FIFA.com i pyetur rreth kualiteteve më të mira të Mourinhos.

“Ai është fitues, luftëtar dhe e transmeton këtë tek futbollistët. Ku do që ka shkuar ka krijuar skuadra luftarake me shumë karakter. Ai më ka thënë se do të kem shanse të luaj dhe se do të mësoj më tepër rreth vetes, duke e njohur më mirë veten. Mourinho e mbajti fjalën. Brenda dy vjetësh që luajta me të, ai gjithmonë i mbajti fjalët, dhe më inkuadronte në momentet e duhura”, u shpreh reprezentuesi francez.