Mourinho fiton 9.5 milionë funte nëse shkarkohet

Jose Mourinho nuk do të largohej duarthatë nga Chelsea, nëse shkarkohet prej postit të menaxherit të ekipit.

Sport

01/11/2015 17:34

Roman Abramovich do të duhej t’i hargjonte edhe 9.5 milionë funte për portugezin, në rast të largimit të tij,

Kjo pasi në kontratën e Mourinhos specifikohet se në rast shkarkimi, atij duhet t’i paguhet rroga për një vit, ndërsa shuma të cilën e përfiton ai brenda 12 muajve është 9.5 milionë funte.

E ardhmja e portugezit në postin e trajnerit të Chelseas është e pasigurtë pas rezultateve zhgënjyese.