Mourinho fajëson sërish gjyqtarët për humbjen e Unitedit

Jose Mourinho ka fajësuar sërish gjyqtarët për humbjen e Manchester United.

Sport

18/09/2016 16:10

Djajtë e Kuq u mundën 3:1 në udhëtim te Watford, ndërsa trajneri portugez sërish fajin e hedh të gjyqtarët.

“Në pjesën e parë rreth minutave 25-30 ne nuk luajtëm mirë, por kjo është diçka që ne mund ta kontrollojmë. Ne mund të përmirësohemi këtu”, deklaroi Jose Mourinho për BT Sport, përcjell Lajmi.net.

“Por, gabimet e gjyqtarit dhe të anësorit nuk janë në kontrollin tim. Nuk mund të bëjë asgjë që t’i përmirësojë ata”, ka shtuar portugezi.

Kjo ishte humbja e dytë e Unitedit në pesë ndeshjet e para në Premierligë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.