‘Mourinho është trajneri më i mirë në histori të futbollit’

Super agjenti i lojtarëve njëkohësisht agjenti më i njohur, Jorge Mendes ka thënë se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në historinë e futbollit.

Sport

29/12/2014 21:32

Jorge Mendes e ka lavdëruar Jose Mourinhon për të cilin ka thënë se është trajneri më i mirë në historinë e futbollit.

“Jose është lojtari më i mirë në botë. Në fakt, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Mendes.

“Ai është vetëm 52 vjeçar. Askush tjetër, për mendimin tim, nuk ka fituar aq shumë trofe sa Mourinho në këtë periodë”.

“Më i përafërt me të është Fergusoni, i cili është shembull i mirë për secilin në futboll”, përfundoi Mendes.