Mourinho ende i inatosur me yllin e Man City

Në prag të super derbit të Manchester, trajneri Jose Mourinho ka bërë të ditur se është ende i inatosur me yllin e Manchester City.

Sport

11/11/2018 09:23

Portugezi ka thënë se kartoni i kuq i Fellainit në përplasjen me Sergio Agueron e bën ende të mbajë inat.

Mesfushori i United kishte shkuar në drejtim të Agueros, i cili ishte shtrirë përtokë në mënyrë teatrale, për të pasuar kartoni i kuq për belgun, në ndeshjen e para 18 muajve.

“Janë disa pjesë në lojën e tij që nuk më pëlqejnë. Arsyet dua t’i mbajë për vete” ka thënë Mourinho për Agueron, në konferencën para derbit, transmeton lajmi.net.

“E admiroj atë pasi ka kualitete fantastike. Statistikat e tij flasin qartë. Ai është një top golashenues botëror. Nuk bëhet fjalë për një sezon, por për një kontinuitet” ka vazhduar Mourinho.

Ndeshja ndërmjet Manchester City dhe Manchester United do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:30. /Lajmi.net/