Mourinho e shet një lojtar te Interi?

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka vendosur që të lejojë largimin e Mohamed Salah në drejtim te skuadra italiane, Interi.

Sport

01/12/2014 19:29

Ish-trajneri i Interit, aktualisht i Chelseas, Jose Mourinho ka vendosur që t’i bëj një ‘nder’ Nerazzurëve.

Portugezi besohet se do të lejojë shitjen e anësorit të skuadrës, Mohamed Salah në drejtim të skuadra italiane, Interi.

Salah nuk bën pjesë në planet e para të skuadrës së Mourinhos, dhe kështu në janar do të transferohet te skuadra nerazzure.

Përndryshe, Salah u transferua te Chelsea nga skuadra e Baselit, pasi tregoi formë shumë të mirë me zviceranët, sidomos në Ligën e Kampionëve.