Mourinho e komenton transferimin e Ronaldos te Juventusi

Jose Mourinho e ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Sport

16/07/2018 20:53

Trajneri i Manchester United ka thënë se Juventus ka nënshkruar me njërin nga dy lojtarët më të mirë në botë.

Kjo lëvizje e Ronaldos sipas Mourinho e ka shndërruar Serie A në një nga kampionatet më të rëndësishme në futboll.

“Liga spanjolle nuk i ka më dy lojtarët më të mirë në botë. Tani, Spanja e ka një dhe një tjetër gjendet në Itali. Në Angli, Liga Premier është kampionati më konkurrues me lojtarët më të mirë. Tani ekzistojnë tre dimensione për t’u parë”, ka deklaruar Mourinho për Tele Stereo Radio.

“Tani të gjithë e shohin Italinë për Ronaldon, Ligën Premier sepse është liga më e mirë në botë dhe Spanjën për Messin”.

“Serie A është bërë një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Në futboll, çdo gjë mund të ndryshojë”./Lajmi.net/