Mourinho e kërkon një sulmues ‘vrasës’

Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi ‘vrasës’ për sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez po e kalon një sezon të vështirë me Chelsean, prandaj po mendon për përforcime për sezonin tjetër.

Sport

05/05/2014 20:26

Jose Mourinho thotë se Chelsea ka nevojë ta transferojë një sulmues me instinkt ‘vrasës’ këtë verë, për të luftuar për trofe sezonin e ardhshëm.

Blues luajtën pa gola me Norwich Cityn në Stamford Bridge të dielën dhe i humbën përfundimisht shpresat për titull të kampionit në Angli.

“Ne kemi lojtarë të mirë, por nuk e kemi një sulmues të aftë që, në hapësirë të vogël, të krijojë raste, të shënojë gol, ta ndryshojë lojën”, deklaroi portugezi për Chelsea TV.

“Ne duhet të mundohemi të fitojmë si ekip, të përmirësohemi si ekip, por gjithashtu t’ia shtojmë ekipit një lojtar i cili ka instinkt vrasës dhe i cili e çon ekipin në nivele tjera”, përfundoi Mourinho.

Flitet se Chelsea do të mundohet që gjatë verës ta transferojë sulmuesin Diego Costa, për të cilin ofron afro 40 milionë euro.