Mourinho e jep aprovimin, Ronaldo rikthehet të Manchester United

Manchester United ka aktivizuar planin për rikthimin e Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’.

Sport

18/01/2018 19:14

Ky informacion është zbuluar nga gazeta ‘La Sexta’, ku thotë se Jose Mourinho që po rinegocion një marrëveshje të re me Unitedin, ka dhënë aprovimin për rikthimin e Ronaldos, që verën e ardhshme dëshiron të largohet nga Real Madrid.

United sipas ‘La Sexta’ ka kryer një studim fizibiliteti për operacionin e rikthimit të Ronaldos, i cili do t’i kushtojë hiq më pak se 400 milionë euro.

Por, duke ditur se Ronaldo tashmë është një markë në vete, ‘Djajtë e Kuq’ parashohin se këto para do t’i mbulojnë nga ndikimi në mediea që do të bëjë rikthimi i 32 vjeçarit, që në karrierën e tij ka fituar pesë Topa të Artë.

Ronaldo këtë edicion e ka nisur keq në La Liga, me vetëm dy gola të shënuara, gjë që ka bërë të kritikohet shumë për situatën në të cilën ndodhët Real Madrid./Lajmi.net/