Mourinho: E dua në ekip një prej këtyre tre futbollistëve

.

Sport

23/07/2018 12:10

Manchester United po kërkon të nënshkruajë me njërin nga këto tre mbrojtës në merkaton e kësaj vere, teksa Jose Mourinho duket i vendosur për ta forcuar prapavijën e të tijve.

Në listën e “Special One” janë tre emra, njëri prej të cilëve do të kontraktohet për të veshur fanellën e “Djajve të Kuq” nga sezoni i ri: Harry Maguire, Toby Alderweireld, ose Leonardo Bonucci.

Kështu shkruan sot “Daily Mail”.

Marcos Rojo, Eric Bailly, Chris Smalling, Phil Jones dhe Victor Lindelof janë të gjithë kandidatët që do të shiten, nëse Manchester United do të shtojë një prej “trios” së sipërcituar, të preferuar në “Old Trafford” për qendrën e prapavijës.

Image result for bonucci maguire