Mourinho e do Mandzukicin

Nuk mjaftoi interesimi nga klubet e mëdha si Barcelona, Arsenal dhe Juventus. Gjurmëve të Mario Mandzukicit po shkon edhe Chelsea, ka bërë të ditur tabloidi britanik, The Sun. Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e sulmuesit kroat gjatë afatit kalimtar të verës. Mandzukic spekulohet se do të braktisë gjigantin nga Allianz Arena, pas marrëveshjes…

Sport

05/02/2014 10:44

Nuk mjaftoi interesimi nga klubet e mëdha si Barcelona, Arsenal dhe Juventus. Gjurmëve të Mario Mandzukicit po shkon edhe Chelsea, ka bërë të ditur tabloidi britanik, The Sun.

Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e sulmuesit kroat gjatë afatit kalimtar të verës.

Mandzukic spekulohet se do të braktisë gjigantin nga Allianz Arena, pas marrëveshjes për angazhimin e Robert Lewandowskit nga Borussia Dortmund, i cili do të jetë anëtar i ri i Bayernit nga përfundimi i këtij sezoni.

Më herët, Chelsea spekulohej se kërkon sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao dhe golgeterin e Atletico Madridit, Diego Costa, kurse tani në listën e objektivave për përforcime në sulm, është shtuar edhe emri i Mandzukicit, duke pasur parasysh se Wayne Rooney është pranë vazhdimit të kontratës në Manchester United.