Mourinho e do Diego Costan

Jose Mourinho ka zbuluar se e do në ekipin e tij sulmuesin Diego Costa. Trajneri portugez ndër të tjera është i bindur se sulmuesi spanjoll do të përfundojë në Stamford Bridge këtë verë.

Sport

15/06/2014 14:17

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka konfirmuar se dëshiron ta transferojë sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa.

Përfaqësuesi spanjoll aktualisht po e përfaqëson vendin e tij në Botëror, ndërsa realizoi 36 gola sezonin e kaluar, duke e ndihmuar ekipin Los Colchoneros ta fitojë La Ligan dh të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

“Costa është një lojtar të cilin e dua në ekipin tim. Kam kërkuar nga klubi që ta sjell atë këtu dhe kam besim të madh se do ta marrim dhe që në fund ai të përfundojë në Chelsea”, deklaroi trajneri portugez për të përditshmen spanjolle, Marca.

Gjithashtu, “Special One” ka konfirmuar se në fund të Botërorit, portieri Thibaut Courtois do të rikthehet në Stamford Bridge.