Mourinho e dërgon në konferencë për shtyp asistentin e tij

Skuadra e Chelseas u dëmtua edhe sot nga gjyqtarët e takimit, dhe kështu Mourinho refuzoi që të dalë në konferencë për shtyp, duke e lëshuar asistentin e tij që të flet në lidhje me fitoren ndaj Newcastles.

Sport

10/01/2015 19:23

Asistenti i Jose Mourinhos, Holland, ishte njeriu i cili doli në konferencë për shtyp pas fitores së sotme kundër skuadrës së Newcastles.

“Ishte një performancë e përzier – pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga ne. Lojtarët u përgjigjen fjalëve të cilat i foli Mourinho në pushimin e pjesës së parë”.

“20 vjeçari Kurt Zouma ishte i përkryer gjatë ditës së sotme. Cahill luajti pothuajse gjatë tërë sezonit dhe është dashur të pushojë”.

“Courtois ishte paksa i lënduar dhe ne vendosëm që të startonim me Cechin, edhe pse portieri belg ndoshta ishte i gatshëm për lojë”, përfundoi Holland fjalët e tij pas takimit.