Mourinho: Do ta mposhtim PSG-në

Jose Mourinho beson se Chelsea mund ta shkrijë deficitin prej dy golash në Ligën e Kampionëve, për të shkuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, pas ndeshjes që do ta zhvillojë të martën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit. Kampioni francez e krijoi një kapital nga ndeshja e parë e zhvilluar në Paris, kur fitonte 3:1, por ‘Special…

Sport

08/04/2014 07:40

Jose Mourinho beson se Chelsea mund ta shkrijë deficitin prej dy golash në Ligën e Kampionëve, për të shkuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, pas ndeshjes që do ta zhvillojë të martën mbrëma ndaj Paris Saint-Germainit.

Kampioni francez e krijoi një kapital nga ndeshja e parë e zhvilluar në Paris, kur fitonte 3:1, por ‘Special One’ beson se ekipi i tij ka kapacitet për të përmbysur gjithçka në Stamford Bridge.

“Nëse më pyesni se a mendoj se do të fitojmë, po, mendoj se do të fitojmë. Mendoj se do të shkojmë për fitore”, deklaroi fillimisht trajneri portugez në konferencë për shtyp.

“Në fund të dy ndeshjeve, mendoj se do të shënojmë më shumë gola se ata. Nëse nuk do të mendoja në këtë mënyrë, nuk do të dilja në lojë të martën”.

“Ne do të shkojmë të shënojmë më shumë gola se ata. Pas dy ndeshjesh, mund të jetë 4-3 apo 5-4. Unë besoj dhe lojtarët e mi besojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, vazhdoi ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit.

Sipas 51 vjeçarit, ekipi i tij s’ka çka të humb dhe se lojtarët e tij e kanë në mendje kualifikimin në mesin e katër ekipeve më të mira evropiane.

“Lojtarët e kanë treguar kualitetin e tyre, besimin dhe ambicien. Ne duhet ta shijojmë situatën e rrezikshme. Ne mund të jemi jashtë dhe e dimë se e kemi këtë rrezik”.

“Mirëpo, në ora 20:45 ne do ta kemi mundësinë të jemi në gjysmëfinale. Nëse PSG eliminohet, do të ishte një zhgënjim i madh për ta. Nëse ne do të mbesim jashtë, do të jetë diçka që shume njerëz e presin”, përfundoi Mourinho.