Mourinho dhe Wenger nuk do dënohen nga FA

Asociacioni i futbollit anglez ka konfirmuar se nuk do të dënojë Jose Mourinhon apo Arsene Wengerin, për përplasjen që kanë bërë në ndeshjen e djeshme.

Sport

06/10/2014 15:14

Dje u zhvilluar deri i javës së shtatë ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit në Stamford Bridge, i cili përfundoi me fitore të skuadrës së Jose Mourinhos, 2-0.

Trajnerët e dy skuadrave, gjatë një momenti patën një zënkë të vogël fizike, e cila ka rënë në sy të mediave.

FA sot me anë të një komunikatë zyrtare ka konfirmuar se nuk do të dënojë asnjërin nga këta dy trajnerët, duke e shpallur rastin si të përfunduar.

Jose Morinho pas ndeshjes ka thënë se arsyeja e kësaj zënke ishte Arsene Wenger, i cili i bënte presion gjyqtarit të takimit për të ndëshkuar me kartona lojtarët e Chelseas.