Mourinho dëshiron eliminimin e Barcelonës

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se dëshiron që Manchester City ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Sport

12/03/2015 14:22

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho dëshiron që Manchester City ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Pasi Blues u përshëndetën nga gara pas barazimit 2:2 në Stamford Bridge me Paris Saint-Germain, Mourinho dëshiron që atyre t’u bashkohet edhe gjiganti katalan.

“Shpresoj që Manchester City ta eliminojë Barcelonën. Por, për shkak të nderit të futbollit anglez, ku unë punoj”, deklaroi Mourinho.

Barcelona ka fituar duelin e parë në Etihad me rezultat 2:1.

“Do të jetë shumë vështirë, por mund të fitojnë”, u shpreh ai.