Mourinho: Dënojeni Luizin

Jose Mourinho kërkon ndëshkimin e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, David Luiz, nëse ekzistojnë dëshmi se ai kishte për synim ta lëndonte sulmuesin e Chelseas, Diego Costa.

Sport

12/03/2015 09:08

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kërkuar nga UEFA që ta ndëshkojë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, David Luiz, nëse ekzistojnë dëshmi se ai kishte për synim ta lëndonte sulmuesin e Chelseas, Diego Costa.

“Bërrylin e Luizit nuk e pash, por kur UEFA e shpalli Futbollisti i Ndeshjes, më duhet të besoj se nuk kishte goditje”, deklaroi ai.

“Ai luajti shumë mirë dhe më duhet të besoj se nuk e kishte goditur Costan me bërril sepse nuk mund të besoj se UEFA mund ta shpall dikë më të mirin nëse ai ka qenë i dhunshëm. Ndoshta nuk mund të na japin një penallti tani, por është e drejtë nga këndvështrimi disiplinor dhe ai të suspendohet, nëse ishte fajtor”, u shpreh Mourinho.