Mourinho: Costa do rikthehet në top-formë

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho është i bindur se sulmuesi i skuadrës së tij, Diego Costa do të kthehet në formën e tij më të mirë.

Sport

02/11/2014 16:49

Jose Mourinho ka thënë se Diego Costa shumë shpejt do të kthehet në top-formë, duke filluar të realizojë përsëri gola.

“Lëndimi muskular nuk ndikon negativisht vetëm në trup por edhe në tru, pasi ju filloni të frikësoheni nga duelet e ndryshme”.

“Sidoqoftë, ai do të kthehet shumë shpejt dhe ndeshja e ardhshme do të jetë shumë më e mirë për të”, tha Mourinho.

Diego Costa nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit kundër QPR-së, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-1 falë golave të shënuar nga Oscar dhe Hazard.