Mourinho befason tifozët e Man Utd me përforcimin e ri

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho kërkon një përforcim të madh nga Bundesliga.

Sport

25/05/2018 13:22

Manchester United kërkon një mbrojtës të ri.

Menaxheri Jose Mourinho ka identifikuar blerjen e radhës nga Borussia Dortmund.

Portugezi kërkon transferimin e Sokratis Papastathopoulos, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka kontratë me Borussia Dortmundin deri më 2019.

Por, “Special One” beson se mund ta bind të transferohet në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/