Mourinho befason me vendimin e fundit për Januzajn (FOTO)

Jose Mourinho ka marrë vendim përfundimtar për mesfushorin Adnan Januzaj.

Sport

17/04/2017 09:18

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Adnan Januzajt se nuk ka vend në skuadrën e tij për edicionin e ardhshëm.

“The Sun” raporton se portugezi nuk e konsideron Januzajn si futbollist të dobishëm në Old Trafford.

Januzaj është aktualisht i huazuar në Sunderland por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai dëshiron të mbetet në Angli.

“Adnani dëshiron të qëndrojë në Angli. Ai pret që të largohet nga Unitedi në fund të këtij edicioni, pasi Mourinho nuk e dëshiron atë”, tha një burim për The Sun.

“Bisedimet për largim nga Unitedi kanë nisur. Por, ai dëshiron të mbete në Premierligë, pasi i pëlqen të jetojë në këtë vend”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy