Mourinho befason me transferimin e sulmuesit të ri

Jose Mourinho ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Benficas, Umaro Embalo.

Sport

11/11/2017 09:31

Jose Mourinho kërkon një përforcim të ri në Manchester United.

Menaxheri i “Red Devils” ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Benficas, Umaro Embalo, raporton e përditshmja portugeze “Record”.

Mourinho pëlqen karakteristikat e Embalos, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që ai të paraqes ofertë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/