Mourinho, a është e mundur?

Jose Mourinho mund të rikthehet në Porto, duke u emërua në postin e trajnerit të gjigantit portugez.

Sport

08/01/2016 12:10

Jose Mourinho mund të rikthehet në postin e trajnerit në Porto.

Strategu e udhëhoqi ekipin portugez gjatë periudhës 2002-2004 duke befasuar me triumfin në Ligën e Kampionëve.

Por, i shkarkuari nga Chelsea, është kandidat për postin e trajnerit në Porto, përcjell “Lajmi.net”.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se Mourinho është kandidat për pasardhës të Julen Lopetegui.