Mou: Sevilla skuadër shumë e fortë, s’ka mundur t’i mposht as Liverpooli

Jose Mourinho ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillan.

Sport

12/03/2018 20:39

Manchester United nesër (e martë) takohet me Sevillan në ‘Old Trafford’, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

“Nesër kemi një ndeshje të vështirë, po luajmë kundër një skuadre që nuk ka humbur kundër Liverpoolit në shtëpi dhe në udhëtim, kanë shënuar gola kundër Liverpoolit, dhe ata (Liverpooli) janë një ekip shumë i mirë, me një stadium të rëndësishëm dhe me një traditë të madhe, kështu që Sevilla është një ekip shumë i mirë”, ka deklaruar Jose Mouirinho.

“Unë mendoj se ne nuk jemi ekipi më i mirë në këtë garë, por kur arrin në çerekfinale, gjithçka mund të ndodhë. Kur jeni në 1/16, duket se jeni shumë larg, por në 1/8 ju filloni të nuhasni gjysmëfinalen”, ka shtuar Mourinho./Lajmi.net/