Mou: Nuk kemi marrë oferta për Cech

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij ende nuk ka marrë asnjë ofertë për portierin e skuadrës, Cech, duke thënë se gjithçka që po sillet nëpër media është gënjeshtër.

Sport

02/12/2014 17:06

Mourinho ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Cech, duke thënë se zërat nëpër media nuk janë asgjë më shumë sesa gënjeshtra.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë ofertë për transferimin e Cech”, tha Mourinho për media para fillimit të takimit kundër Tottenhamit.

Kohëve të fundit është përmendur shumë një largim i Cechit nga Chelsea, teksa Arsenali dhe Liverpooli kanë qenë të lidhur me transferimin e tij.

Mourinho gjithashtu ka folur edhe për mungesën e Costas kundër Tottenhamit, duke thënë: “Kjo gjë nuk do të ketë efekt te  ne. Ne kemi besim te Loic Remy dhe Didier Drogba ashtu siç kemi besim dhe te Costa”.