Mou: Ky është skandal, turp për gjyqtarin

As trajneri i Chelsea nuk është aspak i lumtur me ndarjen e drejtësisë në barazimin 1-1 ndaj Southampton dje në St Mary. Ai ka lansuar një tjetër sulm në drejtim të tij.

Sport

29/12/2014 12:04

Portugezi e konsideroi si turpërues dhe skandal gjyqtarin, Anthony Taylor që e ndëshkoi Cesc Fabregasin për simulim.

”Realiteti ishte se në atë ndeshje kishte disa penalti dhe njëra prej tyre ishte e madhe si ‘Big Ben”, tha Mourinho.

”Gjyqtarët nuk janë aty mysafirë, por duhet të vëzhgojnë ndeshjet dhe ndëshkimi i Cesc Fabregas ishte turpërues”.

”Unë do shkoj te gjyqtari do ja uroj vitin e ri dhe do ta tregoj se është i turpëruar”, tha Mourinho.