Mou: Hazard nuk dëshiron largimin

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho vazhdon të përsërisë se Eden Hazard nuk e dëshiron largimin, por kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse ai nuk mbrohet nga gjyqtarët.

Sport

04/01/2015 12:37

Mourinho ka tërhequr fjalët e tij të thëna para disa ditëve, duke raportuar se Hazard nuk e dëshiron largimin ngaChelsea, pasi ndihet shumë mirë në këtë skuadër.

”Unë mendoj se ai dëshiron të qëndroj këtu. Besoj që po dhe shpresoj që ai të mbetet te Chelsea”, theksoi trajneri portugez.

Lojtari belg ende nuk ka vazhduar kontratën, mirëpo sipas Mourinhos ai nuk synon largimin, nga Stamford Bridge, pasi është lojtari kryesor i skuadrës.

Me kontratën e re Hazard do bëhet lojtari më i paguar në historinë e Chelseat. Përndryshe, belgu është kërkuar vazhdimisht nga skuadra e Real Madridit.