Mou: Fitorja nuk ishte problem për ne

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se fitorja e skuadrës së tij kundër Arsenalit në ndeshjen e sotme nuk ishte ndonjë problem i madh.

Sport

05/10/2014 19:02

Chelsea e mposhti 2-0 Arsenalin në Stamford Bridge, ndërsa Mourinho tha se një gjë e tillë nuk ishte një problem i madh për skuadrën e tij.

“Ne luajtëm kundër një Arsenali të mirë. Ata na dhuruan një ndeshje të vështirë, mirëpo fitorja nuk ishte ndonjë problem i madh për tu arritur”.

“Ne e kontrolluam Ozilin dhe Alexis Sanchez duke i bërë presion të madh. Në fazën defanzive ne kemi luajtur shumë, shumë mirë”.

“E kishim ndeshjen nën kontroll dhe ishim çdo herë të rrezikshëm me kundërsulmet. E merituam plotësisht fitoren”.

“Performanca e Hazardit në ndeshjen e sotme ishte e mirë, shumë e mirë. Sot ai më pëlqeu jashtëzakonisht shumë”.

“Starti i sezonit është i mirë nga ana jonë, mirëpo janë luajtur vetëm shtatë ndeshje. Nëse më thoni se do të jemi në këtë pozitë gjatë muajit shkurt, atëherë unë do të isha i lumtur, ndërsa tani jo”.

“Ne ishim shumë të mirë sa i përket aspektit taktik. Lojtarët e mi po përshtaten shumë mirë me secilin kundërshtar”, përfundoi Mourinho deklaratën e tij për shtyp pas takimit.