Mou: Costa do luajë ndaj Sportingut dhe Arsenalit

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka konfirmuar se lojtari i skuadrës së tij, Diego Costa do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Sportingut dhe Arsenalit.

Sport

30/09/2014 00:35

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho pritet të startojë me Diego Costan në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Sportingut dhe Arsenalit.

“Diego Costa do të startojë në ndeshjen e nesërme dhe me shumë gjasa ai do luajë edhe ndaj Arsenalit”.

“Didier Drogba do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë, pasi ka problem me kyçin e këmbës”, tha Mourinho në konferencë për shtyp.

Chelsea në ndeshjen e parë të zhvilluar para dy jave në Stamfford Bridge barazoi me skuadrën e Schalkes. Tashmë, londinezët do të kërkojnë të shënojnë fitore në ndeshjen e nesërme kundër Sportingut.