Motrat Vjollca kanë nisur përgatitjet e dasmës, këto janë detajet (Foto)

Pak orë para dasmës së madhe në familjen e tyre, Vjollcat janë të gjitha të angazhuara për të shkëlqyer në një ditë shumë të rëndësishme për to.

ShowBiz

10/09/2017 16:57

Emocionet e familjes së Marina Vjollcës, e cila sot do të kurorëzojë dashurinë e saj me reperin Getar Selimin, kanë nisur. Sot, ato do të jenë dëshmitare në një dasmë madhështore në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Orët e mëngjesit të sotëm, i kanë gjetur në këmbë pothuaj të gjitha Vjollcat. Ndër të parat që janë zgjuar herët këtë mëngjes janë mbesat e Marinës dhe Luanës, Jori dhe Kledisa Paloka, të cilat kanë ndarë disa momente përgatitjeje edhe me miqtë e rrjeteve sociale.

Në Instagramin e tyre, Kledisa dhe Jori kanë zbuluar edhe një dhuratë të madhe për Marinën – një buqetë gjigante me trëndafila të kuq dhe dy gërmat e para të emrave të çiftit me trëndafila të bardhë. Po ashtu, ato kanë postuar momente nga zgjedhja e këpucëve dhe sandaleve, si edhe përgatitjet në parukeri.