Motrat Muçaj më elegante se kurrë në këtë natë festive

Është duke u mbajtur një koncert privat për nder të Pavarësisë së Kosovës i cili u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj - Haradinaj.

ShowBiz

17/02/2019 22:27

Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar shumë aktivitete gjatë ditës së sotme por edhe tani në mbrëmje qytetarët e vendit janë duke u zbavitur në koncertet e organizuara pë këtë ditëlindje të shtetit të tyre, shkruan lajmi.net.

Anita Muçaj- Haradinaj e ka organizuar një koncert pjesë e të cilit janë bërë emra të shumtë të ekranit, madje këngëtarja Elvana Gjata bëri paraqitjen e saj të parë pas një pauze në skenë.

Sigurisht se në të nuk ka munguar edhe motra e Anitës, Lola Muçaj- Haradinaj e cila e ka publikuar edhe një foto në Instagram.

Në vazhdim ju sjellim edhe dy imazhe të tjera në të cilat mund ta shihni se si po duken motrat Muçaj-Haradinaj në këtë natë festive./Lajmi.net/