Motrat Hadid mahnisin në “Glamour Women”, por diçka nuk shkoi mirë

Dy modelet e famshme Bella dhe Gigi Hadid janë në mesin e emrave më të kërkuar në botën e modës.

ShowBiz

14/11/2017 11:26

Së fundi, Bella dhe Gigi kanë qenë të pranishme në eventin “Glamour Women”, shkruan lajmi.net.

Kur të gjithë sytë i kishin tek të dy motrat, diçka e papritur i ndodhi Gigit, pasi gati sa nuk u rrëzua kur shkeli një pjesë të fustanit elegant që kishte veshur.

Ishte motra e saj, Bella ajo e cila e mbajti modelen që të mos rrëzohej, kurse paparacët kishin zënë disa fotografi nga ai moment.

Kujtojmë që, Gigi Hadid tash e një kohë është në lidhje me Zayn Malik, që të dy shumë të pëlqyer nga publiku dhe njëherësh shumë të komentuar. /Lajmi.net/