Motrat binjake që parashikuan 11 shtatorin, dhe folën me Princeshën Diana dhe Michael Jackson

Binjaket identike pretendojnë se fantazmat i detyrojnë ato të shkruajnë mesazhe të frikshme, ku parashihet e ardhmja e njerëzimit siç ishte sulmi kibernetik ndaj kompanisë Sony, apo sulmi terrorist në maratonën e Bostonit.

Fun

14/07/2015 23:29

Motrat Terry dhe Linda Jamieson (50) që janë shumë të ngjashme, kanë pranuar haptazi se janë të pushtuara nga fantazmat të cilët i marrin nën kontroll dhe i detyrojnë të shkruajnë mesazhe të frikshme, duke parashikuar të ardhmen, raproton Mirror.

Motrat binjake deri më sot kishin parashikuar disa ngjarje duke filluar nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në kullat binjake, sulmet kibernetike në kompaninë Sony, shpërthimet e fuqishme në maratonën e Bostonit, transmeton lajmi.net.

Terry dhe Linda janë rritur në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, dhe kishin një fëmijëri të lumtur. Ndërsa në moshën 20-vjeçare ato filluan të shohin ëndrra të çuditshme të cilat sipas tyre u ndihmonin të parashohin ngjarje të ndryshme.

Ato gjithashtu kanë deklaruar se kanë folur me disa të famshëm të vdekur, siç janë Princesha Diana dhe mbreti i popit Michael Jackson.