Motra e Ronaldos përloti botën, pas lëndimit të portugezit

Motra e Cristiano Ronaldos, lëndimin i cili detyroi yllin portugez që të tërhiqet nga finalja e ‘Euro 2016’ e ka krahasuar emocionalisht me kryqëzimin e Jezus Krishtit.

Sport

13/07/2016 22:04

Pas shpalljes kampion të Evropës, motra e Cristiano Ronaldo ka krahasuar lëndimin e vëllait me kryqëzimin e Jezus Krishtit, shkruan ‘Goal’.

Ylli i Portugalisë u dëmtuan dhe u detyrua të mos luajë finalen e ‘Euro 2016’ ndërkohë motra e tij Katia Aveiro nënvizon se ai dëmtim mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti.

“Kam lot për vëllain tim të plagosur fizikisht dhe në zemër. Të gjithë kemi pasur dhimbjen e tmerrshme, por zoti është i madh ashtu si shpëtimtari ynë Jezu Krishti i cili vuajti në kryq për të bërë botën më të mirë ashtu vuajti edhe Ronaldo, por në fund u shpërblye ajo dhimbje. Ronaldo mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti. Zoti është i drejtë duke na përmbushur ëndrrën që të jemi kampionë Evrope”, rrëfen motra e Ronaldos, transmeton Albeu.