Motra e Griezmannit ishte në teatrin në Bataclan

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann ka njoftuar se motra e tij ishte me fat, pasi i mbijetoi sulmit terrorist në sallën e teatrit në Bataclan.

Sport

14/11/2015 12:00

Motra e sulmuesit të Kombëtares franceze, Antoine Griezmann i mbijetoi sulmit terrorist në sallën e teatrit në Bataclan.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se motra e tij është një nga të mbijetuarat në sallën e teatrit në Bataclan.

“Falë zotit motra ime i ka shpëtuar sulmit në Bataclan. Mendja ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Rroftë Franca” ka shkruar Griezmann në rrjetet sociale.