Motra e Elvis Pistës sulmon veturën e personit të dyshimte për vrasjen e Elvisit

Beatrisa Pista motra e të ndjerit Elvis Pista që është vrarë në Rahovec një vit më parë po mundohet të hakmerret. Ajo gjatë ditës së sotme ka sulmuar veturën e Mentor Veliut që dyshohet ta ketë vrarë Pistën.

Lajme

11/09/2015 23:17

Ky sulm ka ndodhur afër Postës në Rahovec. Burime të Express kanë treguar se i dyshuar Veliu në këtë moment ka qenë duke e vozitur veturën e Elvis Pistës, të cilën nuk ua ka kthyer kurrë familjarëve.

Këtë sulm mbi veturë, siç ka mësuar Express, Beatrisa Demiri-Pista e ka bërë me një karrige në prani të qindra njerëzve.

Elvis Pista ishte vrarë me 15 qershor të vitit të kaluar në Rahovec për motive ende të panjohura në oborrin e restorantit “Jaha Petrol”.

Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së.