Motra e Elvis Pistës, ende nuk ka marrë përgjigje nga Thaçi e Veseli

Beatrisë Pista, motra e deputetit të ndjerë, Elvis Pista, thotë se janë bërë tre javë që kur i ka nisur një letër Kryeministrit në detyrë dhe Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, për të shtrirë ndikimin e tij, në organet përgjegjëse për të përshpejtuar hetimet, ndaj vrasjes së vëllait të saj. 

Lajme

02/09/2014 14:07

Edhe pse janë bërë më shumë se dy muaj nga vrasja e politikanit Elvis Pista, por autorët e vrasjes së tij nuk janë gjendur ende. Bile deri tash nuk ka as të intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pos që janë intervistuar mbi 40 dëshmitarë

Por, dështimi i deritanishëm i Prokurorisë së Shtetit për familjen e Pistës bëhet edhe më i rëndë nga injorimi që po i bëjnë kësaj familje pjesa politike, sidomos shefat e PDK-së, parti me të cilën hyri në garë për deputet Elvis Pista.

Beatris Pista, pati kërkuar  nga Hashim Thaçi, si dhe zëvendësit të tij të parë, Kadri veselit, por të dy as që kanë marrë mundin që t’ia kthejnë letrën familjes.

Ajo, në një prononcim për Express e ka konfirmuar këtë: “Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga personat që u kem shkruar letër. Për neve ky është një injorim”, thotë Beatrisa për Express.

Elvis Pista ishte vrarë afro tre muaj më parë në qytetin tij të lindjes, në Rahovec, duke dalë nga një aheng ku festoi ditëlindjen e gruas së tij që pret të lind fëmijën e tyre. Vrasja ishte kryer nga afër me armë me zhurmë-mbytës dhe autori i krimit kishte ikur në drejtim të panjohur.

Prokuroria deri tash nuk ka as të dyshuar e as motiv mbi të cilin mund të jetë kryer ky krim.