Motra dhe vëllau që s’flenë kurrë!

Një motër e vëlla, kanë trashëguar një sëmundje që nuk do t’i lërë të vlen kurrë më, gjë që edhe do t’i qojë drejt vdekjes.

Fun

20/09/2016 13:43

Lachlan dhe Hayley Webb nga Australia, vuajnë nga një sëmundje tepër e rrallë e gjumit që quhet Fatal Familial Insomnia. Ata nuk e dinë se si do të vdesin.

Për këtë sëmundje që afekton 10 milion njerëz në botë, nuk ka ende trajtim dhe as kurim.

Kjo sëmundje nuk i lejon ata të bien në gjumë të thellë, gjë që shkakton përkeqësimin e gjendjes mendore dhe fizike.

Lachlan dhe Hayley për herë të parë e kishin zbuluar këtë çrregullim gjenetik kur gjyshja e tyre ishte sëmurë, gjatë kohës sa ata ishin tinegjerë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Nëna e tyre ka vdekur nga kjo sëmundje në moshën 61 vjeçare, derisa tezja e tyre ka vdekur në moshën 42 vjeçare.

Edhe dajat e tyre kanë vdekur nga kjo sëmundje sa ishin vetëm 20 vjeç.

FFI ua dëmton atyre qelizat nervore të cilat më pas shkaktojnë vrima në disa pjesë të trurit që e rregullojnë gjumin, talamusin.