Motorola zbuloi një Moto X më të madh

Emër i njëjtë, gjeneratë e re. 

Auto & Tek

07/09/2014 21:08

Ju kujtohen ato ditë kur celularët në markete ishin të vegjël dhe mund t’i fusnit pa problem në gjep? Epo ato ditë kanë shkuar.

Celulari më i ri i Motorola – Moto X, është një celularë nga radhët e modelit Moto, por që tani ka një ekran më të madh 5.2 inç dhe është i paketuar me një teknologji më të avancuar, transmeton Lajmi.net.

Celulari është më i madh se modelet e mëparshme të cilët ishin 4.7 inç, kurse ky është gati 0.28 inç i gjerë dhe rreth 0.39 inç i gjatë.

Prapa, kamera që tani ka 13 megapiksel është e rrethuar nga një unazë që i mbanë dy dritat LED. Përmes këtyre supozohet që kamera të veprojë me blic kur është nevoja, për të dhënë fotografi më të pastërta, transmeton Lajmi.net.