Motoja e re për Ushtrinë “Prej sot gatitu”

Ditë historike për Kosovën.

Lajme

14/12/2018 13:15

Kosova sot ka transformuar FSK-në në ushtri.

Ushtria më e re në botë është gati që të shërbejë me mision të ri, si fuqi ushtarake që do të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.

Nëpër rrjete sociale politikanët e vendit kanë shpërndarë një fotografi të veçantë.

“Prej sot gatitu”, shkruhet në këtë logo me ngjyra të gjelbërta si uniforma ushtarake.

Po ashtu, është shkruar edhe data 14.12.2018, ditë kjo madhështore. /Lajmi.net/