Motoçiklisti përfundon mbi makinë pas aksidentit me një veturë (Foto/Video)

Një motorist i Harley Davidson që ishte duke vozitur me një shpejtësi të madhe në një autostradë në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përfunduar mbi një makinë

Fun

24/05/2017 14:19

Motoçiklisti ishte duke vozitur me një shpejtësi të madhe në shiritin e shpejtë të autostradës, kur papritur një makinë i del përpara dhe ai për shkak të shpejtësisë së madhe nuk arriti të ndal motorin e tij, dhe më pas e godet makinën nga prapa, transmeton lajmi.net.

Nga shpejtësia që kishte motoristi dhe nga goditja që i bëri makinës ai përfundoi mbi makinë dhe më pas e godet disa herë mëkinën në xhamin prapa, sepse duket se personi në makinë nuk ishte duke e dëgjuar. /Lajmi.net/