Motivi për plagosjen e Vllasit është libri i tij?

Motiv për vrasjen e Azem Vllasit thuhet se është libri i tij i botuar së fundi.

Lajme

13/03/2017 19:01

Kjo është përmendur sot nga drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi e cila tha se arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Sot vonë kuptova për tentativën për t’ia shuar jetën Azem Vllasit. Nëse arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë. Nëse dikujt nuk i pëlqen se ç’thuhet në libër, le ta kundërargumentojë me fjalë, e jo me plumba! ”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Gjithashtu, edhe avokati Tomë Gashi duke komentuar motivin e mundshëm të atentatit tha, se ”Nuk duhet të hakmerret dikush ndaj tij vetëm nëse nuk i pëlqen dikujt diçka e publikuar në librin e tij”. /Lajmi.net/