Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Lajme

24/09/2017 08:58

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Kurse, shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.