Moti për vikend: I ndryshueshëm, këto janë temperaturat

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në ditën e diele.

Lajme

25/05/2018 20:08

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 metra për sekondë. /Lajmi.net/